Green Lungs

Për të shtatin vit rradhazi, Co-PLAN vijon monitorimin alternativ të mjedisit, nëpërmjet Mushkëri të Gjelbra.

Mushkëri të Gjelbra është një nga iniciativat e shoqërisë civile, e cila qëndron si burim i vetëm i informacionit lidhur me monitorimin alternativ të cilësisë së ajrit, nivelit të zhurmave dhe shërbimet e ekosistemit, me fokus gjelbërimin urban.

Nisma për monitorimin alternativ të cilësisë së ajrit fillimisht është mbështetur financiarisht nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri për periudhën 2017-2021, më pas u mbështet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) nëpërmjet fazës së parë të projektit GreenAL 2021-2023. Duke vënë re interesin për të dhënat mbi monitorimin e ndotësve kryesorë të ajrit në qytetet e vendit, kjo metodologji do të vijojë të aplikohet për periudhën 2024-2027 me mbështetjen financiare të Sida nëpërmjet GreenAL. 

Ku po monitorojmë?

Monitorimet po kryhen në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Fier, kryesisht në zonat urbane të këtyre bashkive.

Për monitorimin e cilësisë së ajrit, pajisjet që po përdoren janë Aeroqual S500 dhe IQAir.
Parametrat që po maten me pajisjen Aeroqual
PM2.5, PM10, NO2, CO2
Parametrat që po maten me pajisjen IQAir
PM2.5, CO2, AQI

Për monitorimin e ndotjes akustike, pajisja që po përdoret është Testo 815.
Për monitorimin e cilësisë së ujërave, pajisjet që po p[rdoren janë LaquaTWIN dhe HORIBA Multiparameter U-52 Meter .
Për monitorimin e cilësisë së tokës, pajisjet që po p[rdoren janë LaquaTWIN dhe mjete të tjera.

Detaje më të hollësishme për pajisjet dhe përdorimin e tyre I gjeni tek "Metodologjia e monitorimit".
 

 

0
Pemë të numëruara
0
Pika kontrolli ajri
0
Pika kontrolli akustike
0
Vullnetarë të regjistruar